Muaji ramazan

MUAJI I AGJERIMIT

Ramazani -muaj i meshires

"Falënderimi i takon Allahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe mëshirë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga Krijuesi prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona të liga. Më i lartësuari është Allahu, që agjërimin na e ka bërë obligim dhe përmes tij të synojmë devocionin (takvallëkun). Kë e udhëzon Allahu, s'ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s'ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s'ka hyjni tjetër përveç Allahut, i Cili është Një, dhe dëshmoj se Muhamedi alejhi selam është rob dhe i Dërguar i Tij.

Të dashur vëllezër besimtarë! 

Është fat i madh të takohemi përsëri me muajin e bekuar, me muajin e mëshirës, të bereqetit dhe të sakrificës, me muajin e faljeve të mëkateve, me muajin në të cilin zbritën librat e shenjtë, Tevrati, Ingjili, Zeburi, fletushkat e tjera si dhe Kurani Famëmadh.1 

Ky është muaji në të cilin u zhvillua lufta e Bedrit, muaji në të cilin ndërruan jetë xhaxhai i Muhamedit alejhi selam dhe gruaja e tij, Hadixheja, Allahu qoftë i kënaqur me të. Gjithashtu edhe Meka u çlirua gjatë muajit të agjërimit. Sa të lumtur jemi që përsëri arritëm të takohemi me muajin e veçantë, të cilin Allahu Fuqiplotë e veçoi me Natën e Kadrit, muaj që nuk ka të krahasuar me asnjë muaj nga muajt e vitit. 

Vërtet që Allahu i ka falur ata të cilët malli i ka marrë për të bërë vepra të mira dhe mjerë për ata që kanë mbetur në mëshirën e fatit, në detin e injorancës, në sofrën e mëkateve. Ejani vëllezër ta falënderojmë Allahun e Plotfuqishëm për begatitë që na ka dhuruar, për muajin e bekuar që na e ka bërë të mundur për ta takuar; ta kujtojmë në të Krijuesin e të gjitha krijesave, Mëshiruesin e të gjitha botëve, atyre që i shohim dhe nuk i shohim. Le të përfitojmë nga ky muaj atë që kemi lënë mangët në vitet e kaluara, të veprojmë vepra të mira, gjithnjë me qëllime të mira dhe të shfrytëzojmë rastin që gjatë këtij muaji të japim maksimumin si në vepra edhe në punë të mira, të bashkohemi, të vizitojmë të afërmit, të përgatisim ushqime për të varfrit, t’i ndihmojmë bonjakët, t’i vizitojmë invalidët e luftës, t’i pastrojmë zemrat tona nga ndryshku i xhelozisë, inatit dhe koprracisë, t’i falim ata që na kanë dëmtuar, t’i ftojmë të varfrit në iftare, t’i mëshirojmë të moshuarit, t’i edukojmë të vegjlit. Ejani vëllezër të lexojmë Kuranin, të falim namazet së bashku me xhemat. Ejani të nderuar besimtarë ta falënderojmë të Gjithëmëshirshmin për këtë muaj agjërimi si dhe për begatitë e tij.


Vëlla besimtar!

Përpiqu që gjatë këtij muaji t’i kryesh obligimet, e veçmas agjërimin, mundohu që t’i japësh hakun aq sa ke mundësi. Allahu i Madhëruar na ka urdhëruar në suren el-Bekareh, ku thotë: 
"O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm." 2 

Vëllezër besimtarë, kjo është mirësia që Allahu dëshiron për mbarë njerëzimin. Ramazani na stërvit që gjithherë të veprojmë mirë; na mëson se si të tregohemi dashamirës ndaj të tjerëve dhe njëherazi na kujton fushatën e rritjes së imanit dhe forcon anën shpirtërore të njeriut. Pra, ky është qëllimi kryesor i agjërimit. Ne nuk agjërojmë thjesht që t’i rezistojmë etjes dhe urisë. Muaji i agjërimit nuk është vetëm që të falim namazin e teravive apo namazin e natës. Ajo që kërkohet nga ne është se në çdo adhurim që kryejmë përgjatë këtij muaji duhet shikuar përtej anës së jashtme të kryerjes së ritualeve. Po ashtu, duhet kushtuar kujdes të veçantë se adhurimet e kryera duhet të na bëjnë muslimanë të gjallë, dinamikë, muslimanë me plot kuptimin e fjalës; muslimanë me plot iman; të jemi shembullorë dhe individë energjikë. Agjërimi nuk duhet kuptuar si një muaj i vetëm për ta adhuruar Allahun, siç ndodh me shumë muslimanë, të cilët gjatë muajit të agjërimit bëjnë vepra të mira dhe me të kaluar ky muaj kthehen përsëri në mëkate dhe vazhdojnë jetën e tyre të mëparshme në mëkate dhe armiqësi. Agjërimi posedon qëllimet e veta. Muslimani duhet ta kuptojë se agjërimi forcon besimin dhe ndërton frikërespektin ndaj Krijuesit; ndërton karakterin dhe sjell forcë dhe fuqi për t’i anashkaluar sfidat të cilat e përcjellin muslimanin gjatë jetës së tij. 


Vëllezër besimtarë!

Ejani ta shfrytëzojmë çdo orë të këtij muaji, ta forcojmë besimin tonë, t’i kryejmë obligimet ashtu siç ka porositur Allahu i Madhërishëm. Të fillojmë me veten tonë, t’i kushtojmë rëndësi anës së jashtme në përgjithësi dhe asaj shpirtërore në veçanti. Të ruhemi nga çdo e metë, të kemi kujdes se si te veprojmë me gjymtyrët tona, ku shkojmë, çfarë hamë, çfarë flasim, dëgjojmë, shikojmë, shkelim, të gjitha këto hynë në llogari Ditën e Gjykimit. Ajo që na duhet gjatë këtij muaji është ndryshimi i vetes sonë e më pas t’i këshillojmë të tjerët.

Fillimisht, jemi të obliguar që para se të fillojmë një punë, të posedojmë nijetin e pastër; të jemi të sinqertë në atë që themi dhe veprojmë. Në këtë muaj të mëshirës le të nxitojmë drejt kryerjes së adhurimeve me sinqeritet. T’i kryejmë të gjitha për hir të Allahut e jo për qëllime fitimprurëse apo për t’u shtirë si besimtarë. Vetëm me sinqeritet mund të arrihet suksesi, andaj me zemër të çiltër dhe qëllim të pastër jemi të obliguar që të veprojmë vetëm vepra të mira. Në lidhje me këtë, Allahu xh.sh. në suren El-Bejineh thotë: 
"E duke qenë se ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, pos që ta adhuronin Allahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij, që të largohen prej çdo besimi të kotë, ta falin namazin, të japin zeqatin, se ajo është feja e drejtë." 3

Gjatë këtij muaji duhet të luftojmë që gjithsesi në mendjet tona të zërë vend morali dhe sjelljet e mira. Ta marrim si shembull Pejgamberin e fundit, Muhamedin alejhi selam, i cili gjithmonë ishte dhe mbeti shembull për gjeneratat që erdhën pas tij. Ai na tregoi se si duhet të jetë morali i muslimanit. Kjo është diçka e pamohueshme dhe nuk ka pikë dyshimi në të. A ka diçka më të mirë në këtë botë kur të lavdëron Krijuesi i Gjithësisë? Vërtet që po mos të ishte shembull për të mirë, Allahu nuk do ta kishte përmendur këtë lëvdatë mbi moralin e Muhamedit alejhi selam. Ai në librin e Tij famëlartë thotë:
 "Juve ju erdhi i Dërguar nga lloji juaj, atij i vjen rëndë për vuajtjet tuaja, sepse është lakmues i rrugës së drejtë për ju, është i ndjeshëm dhe i mëshirshëm për besimtarët."4 

A keni menduar ndonjëherë përse Islami na nxit të mobilizohemi me moral të mirë? A kemi pyetur veten ndonjëherë se çfarë do të kishte ndodhur me atë person i cili nuk posedon moral dhe karakter të mirë? Si do të ishte halli i tij? Çfarë do të flitej për të? Jam i bindur se morali dhe karakteri i mirë janë tejet të rëndësishme për ndërtimin e një shoqërie të shëndoshë. Pa dyshim se askush nuk do të pajtohej të jetonte dhe të ndërtonte jetën në një vend apo shoqëri të degjeneruar. 

Vëllezër besimtarë, tashmë e kuptuam se çfarë vlere ka morali, prandaj themi se feja islame është fe që njeriut i sjell të mira, bereqet dhe lumturi në jetë. Le të ndërtojmë një shoqëri me baza të shëndosha, duke filluar themelet e saj në këtë muaj të rëndësishëm.


Si ta shtojmë besimin, devotshmërinë dhe sjelljet e mira?


Për ta shtuar besimin dhe devotshmërinë si dhe për t’u pajisur me moral të mirë duhet që fillimisht të shtojmë njohuritë, njohuri të cilat do t’i sjellin dobi mbarë njerëzimit. Feja islame si fe universale, që nga fillet e saj, ka porositur që në mënyrë të vazhdueshme të kërkojmë dituri. Kur njeriu kërkon dituri, arrin grada të larta në këtë dhe botën tjetër. Në lidhje me këtë, Allahu xh.sh. thotë: "…..Allahu i lartëson ata që besuan prej jush, i lartëson në shkallë të lartë ata të cilëve u është dhënë dituri…." 

Pasi gjendemi në muajin e agjërimit dhe leximi i Kuranit është i domosdoshëm, të mos harrojmë se përveç leximit, rëndësi i duhet kushtuar edhe kuptimit të ajeteve dhe pas arritjes së njohurive, t’i mësojmë të tjerët, ta shpërndajmë atë që kemi mësuar, pasi vetëm në këtë mënyrë do të arrijmë suksesin e garantuar dhe me këtë gjest do të jemi më afër Kuranit.

Të mos harrojmë se leximi i Kuranit ka qenë lindës i ideve, zbulimeve dhe inovacioneve të ndryshme për njerëzimin. Kurani është libër i shenjtë dhe nga ai mund të mësojmë çdo ditë gjëra të reja, aq më shumë që të lexojmë, aq më tepër do të kuptojmë kuptimet dhe komentimet e tij. Kurani nuk duhet lexuar siç lexohet gazeta, ai duhet të lexohet, të meditohet për të dhe kuptimet e tij të studiohen. E, nëse veprojmë kështu, pa dyshim se agjërimi, Kurani, namazi, zekati, do të formojnë individin dhe do të vërehet se asnjëra pa tjetrën nuk mund të jetojnë. Po qe se zbatojmë Kuranin dhe veprojmë sipas tij, pa dyshim se do të ketë avancim në jetën tonë dhe kurrë nuk do të mbetemi prapa, prandaj për të zbatuar obligimet ashtu siç i ka hije muslimanit kërkohet edhe durimi, pasi durimi na shpie deri te arritja e suksesit.

Vëllezër besimtarë!

Së fundi, këshilloj veten e më pas ata të cilët e lexojnë këtë temë se elementi kryesor gjatë këtij muaji është durimi; vetëm duke bërë sabër sigurojmë edhe shpërblimet mbi kryerjen e adhurimeve (ibadeteve) tona. Po ashtu, të përpiqemi maksimalisht që gjatë këtij muaji ta përmirësojmë veten tonë, familjen, të afërmit; të përfitojmë nga të mirat që sjell ky muaj. Të mobilizohemi me moral të mirë, pa marrë parasysh vendin ku jetojmë dhe rrethanat. Të jemi të durueshëm. Ta vëzhgojmë anën e jashtme dhe atë të brendshme. Të falemi dhe të punojmë ashtu siç ka porositur Krijuesi i kësaj Gjithësie.

Në fund, lusim Allahun e Plotfuqishëm të na i falë mëkatet tona dhe të na bëjë prej vepërmirëve, durimtarëve dhe të jetë i kënaqur me agjërimin dhe ibadetet tona! Amin!Mr. Fehim Dragusha

1 Bazuar në librin The Islamiv View of Jesus (Peace be upon him) Isa alejhi selam nga këndvështrimi islam, Iben Kethir, përk. Fehim Dragusha.

2 El-Bekare (2), ajeti 183.
3 El-Bejineh (98), ajeti 5.
4 Et-Teubeh (9), ajeti 128.
5 El-Muxhadele (58), ajeti 11.

www.kastrioti-islam.tk

 

www.kastrioti-islam.tk

www.kastrioti-islam.tk

Agjërimi nuk e ndryshon Zotin. Por agjërimi te ndryshon ty.

"Një çerek prej çka han te mban ty gjallë, ndërsa 3 çerek e mbajnë doktorin gjallë"

E enjte, 28 Gusht 2008 12:24

Çdo gjë qe Zoti na ka urdhëruar ka dobi për neve këtu ne toke. Po, agjërimi ka dobi shpirtërore por ka edhe shpërblim te madh për trupin tonë. 

Kur agjërimi, behet siç duhet, sjell dobi të mëdha për trupin tone. 

Ademi dhe Hava (a.s) u larguan nga Xheneti, nga harmonia përkryer, nga jeta përkryer, dhe nga shëndeti i përkryer atëherë kur ngrënën sendin e gabuar. 

Qe nga atëherë ne ngremë sende te gabuara. 

Kur ngremë sende te gabuara, ne mund te sëmuremi, ose nuk do ta kemi shëndetin e duhur. 

Shih ne natyre për disa qaste. 

Ne qofte se keni mace apo qen, mendoni për sjelljet e tyre. E ne qofte se nuk keni pyetni ata qe kanë. Çka ndodh kur qeni apo macja sëmuren? Çka ngrënë ata? Absolutisht asgjë. 

Asnjë kafshe ne natyre nuk han ushqim kur është i sëmurë, përveç po e dini kush.! 

Kafshët me instinktin e tyre e dine se çka është e mire për to andaj edhe agjërojnë. 

Ndërsa njeriu është krijesa e vetme ne toke qe e shtyn vetveten te haje edhe kur është i sëmurë. 

Trupi i njeriut punon ashtu si ai i kafshëve. Për ketë shkak shkencëtarët edhe i testojnë ushqimet paraprakisht ne kafshë, sepse edhe trupi i tyre reagon njëjtë si i joni. 

Çka i dëmton ato na dëmton edhe neve, dhe çka shëron ato na shëron edhe neve. Pra parimet e shëndetit janë te njëjta. 

Agjërimi është instinkt natyral për kafshët atëherë kur trupi i tyre ka ndonjë problem. Ato dine te ndalen. 

Ne mund te mos ndihemi te uritur kur jemi te sëmurë por ne ia vëmë vetes kusht qe te ngremë kinse për tu forcuar. 

Kur ndalesh se ngrëni trupi fillon te pastrohet duke larguar lendet toksine ( helmet) 

Përmbi këtë ligj vendosen ligjet tjera për shërimin e trupit me agjërim. 

Kur trupi ndalon marrjen e ushqimit, atëherë fillon eliminimi i ndyrësirave dhe toksineve. 

Trupi i jot kalon neper një pastrim te madh fizik. 

E tere energjia qe e ke tani drejtohet ne pastrim te trupit. Ndoshta do te ndihesh i lodhur, por nuk është prej mungesës se ushqimit, por është nga helmet. 

Minutën qe ti fillon ngrënien ndalet procesi i pastrimit. Njerëzit mendojnë se ushqimi ua solli energjinë prapa por është ndalimi i procesit te pastrimit te trupit ia kthen energjinë mbrapa. 

Kur helmet hyjnë ne trup, trupi e din se ato nuk janë te mira andaj mundohet qe : 
1. Ti largoje me procesin metabolik ( duke i përdorur, për tu ushqyer) 

2. Ti largoje nga organet eliminuese. 

3. Ti ngurtësoj ato dhe ti vendos ne një vend ku tubohen me vite. 

Pra ne qoftë se nuk trupi nuk mundet te i largoje këto helme me proceset 1 dhe 2 atëherë agjërimi është ai qe i largon ato qe tubohen nga procesi i tretë. 

Për te ditur se sa helme te deponuara ke ne trupin tënd duhet te kesh këto sende: 

1. Një pasqyre te madhe 

2. Te jesh i vetëm 

3. Te jesh i sinqerte. 

Pra dil para pasqyrës, mbylle derën, zhvishu dhe je i sinqerte me vetveten. 

Shikoje pjesën e mesme te trupit, a e ke barkun e fryre. Ne qofte se po atëherë ti mund te jesh shumë toksik. Ne qofte se abdomeni i jot është i fryre kjo është për shkak se është përplot me materiale shkatërruese te vdekura e qe janë shume helmuese. 

Një tjetër mënyrë për ta ditur është edhe atëherë kur ke lëshuar një shujte dhe ne qoftë se ke koke dhimbje, kjo tregon se mund te jesh shume toksik. 

Agjërimi bën çudira ne këto raste duke larguar këto materiale te dëmshme, dhe gjithashtu te mundëson ta kontrollosh apetitin tënd. 

Ti do te pajisesh me një kontroll ndaj vetvetes pasi ta kesh përfunduar agjërimin përpos përfitimeve tjera te shumta shpirtërore.

www.kastrioti-islam.tk

Në muajin e muajve- në Ramazan

Trokasin qiejt, lumi buçitet dhe fletët e reja të historisë së njerëzimit kanë filluar që të lexohen për së djathti.Shkruan: Hamdi NUHIJU 

Zemra! 

Si një melodi që rrjedh pandalim në rrugën e ndërtuar me gjak sakrificash të udhëtarëve të strehuar nën hijen e Tij. Trokasin qiejt, lumi buçitet dhe fletët e reja të historisë së njerëzimit kanë filluar që të lexohen për së djathti. Në arkivolin e të vdekurit gjendet një emanet që bartet mbi shpirtëra si hije e molisur. Kthim mbrapa nuk ka! Veprat filluan të vlerësohen dhe të dëshmojnë në podiumin para të Lartëmadhërishmit. Të rrahurat e zemrës filluan që të gërrhatin ujdisjen e tyre me gjitha nyjet e trupit. Në çdo nyje gjendet një përgjegjësi, një fjalë, një harmonizim, një kryerje ibadeti karshi Allahut xh.sh. Në Ramazan, muajin e muajve, begatinë e tokës dhe qiejve, udhëtarin e Zotit mbi shpirtëra, zemra fillon që të mbushet me energji, frymë, ushqim! 

Shpirti! 

Dhe të pyesin ty për shpirtin! Do të pyesin edhe për ditën e Kijametit! Pyetjet nuk kanë fund! Për shkak të pyetjeve të shumta shumë popuj u humb ën dhe u shkat ërruan përgjithmonë. Iu drejtova nj ë dit ë shpirt ërave me një dua që në heshtje e përshpëritja deri në namazin e sabahut. E u thash : " Allahu j`ua lehtësoftë egërsinë tuaj, ju mëshiroftë në vetminë tuaj, e anashkaloft keqbërësin tuaj dhe i pranoft të mirat tuaja."( Shpirti, Ibën Kajjim el-Xhevzi, fq.19) Tereni i hapur për të vepruar, të gjitha rrugët çojnë në xhennet. Por dera është e ndarë për ty qysh me startimin e veprës tënde që ka përfundim xhenneti. Në muajin që është Mbret i Muajve dhe Rob i Krijuesit shpirtërat pastrojnë veten prej cytjeve të shejtanit dhe shëndërrohen në Nur në brendinë e besimtarëve. 

Gjuha! 

E lakuar pas fjalës së lirë dhe e lëshuar si një e ve në shkretëtirë kërkon strehën e përhershme të saj. Me ngritjen e zërit të cicërrimave të bilbilit dhe këngës së pakëndueme të zogjve në gjithësi, gjuha e lagur dhe e mjelur si kurrë më parë thërret botën e deveve në shpëtim! Po, krijesat duhet të mbështeten në Krijuesin dhe jo në krijesat edhe pse është e vërtet që lidhja horizontale midis krijesave duhet të jetë në nivelin e duhur! E lagur prej leximit të fjalëve të Allahut dhe sqarimit të urtësive të atyre fjalëve gjuha në muajin e muajve , në karavanin e muajve, në Ramazan, përgaditë veten dhe besimtarët për një vit të tërë iman! Për një jetë ndryshe. 

BESIMTARI! 

Udh ëtar i Amshimit! Kemi nd ëgjuar p ër to, si p ër sufijt ë n ë shkret ëtir ë. A`thua vall ë ekziston n ë rruzullin tok ësor njeri q ë nuk ndjehet njeri, kafsh ë q ë ndjehet njeri, sens q ë humbet n ë sens! Apo ndoshta kemi harruar se ekzistojm ë qysh me ekzistenc ën?! Po kur shqiptar ët pranuan Islamin, para arab ëve , pas, apo bashk ë? Kur Zoti i tuboi shpirt ërat n ë Ezel dhe i tha: D ëshmoni se un ë jam Zoti juaj, t ë gjith ë d ëshmuan! 
O besimtar! Karavani i Ramazanit po troket në shpirtin tënd! Hapi dyert e shpirtit, mendjes, zemrës, gjuhës dhe trupit! Pastroji ato me Mëshirën e Krijuesit dhe me veprat e vazhdueshme të mira që do i bësh në Ramazan. Mos harro! Jeta nuk është e tillë nëse nuk do të kishte nevojë për gabime dhe kërkim faljesh. Nuk ka dyshim se Allahu është Falës! Nuk ka dyshim se Allahu është Falës! Nuk ka dyshim se Allahu është Falës! 
Selam Alejkum Ja Ramazan!

www.kastrioti-islam.tk

Muaji i Ramazanit - Muaji i Kur'anit

Nga: Mexhid YVEJSI

"Muaji i Ramazanit që në te (filloi të) zbret Kur'ani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë…" (Kur'ani, 2: 185)


Ka që agjërojnë sa për të agjëruar. Ka që agjërojnë për ta përjetuar. 
Agjërimi sa për të agjëruar, përveç që sjellë etje dhe uri, mjerisht, nuk sjellë asnjë dobi. 
Agjërimi i përjetuar është i pranuar, është agjërim i vërtetë dhe i bekuar, siç është i bekuar Ramazani i madhëruar. 

Erdhi muaji i Ramazanit… 

Erdhi muaji i Ramazanit - muaji i Kur'anit. Erdhi muaji i agjërimit - pranvera e besimit… 
Besimtarët në gjithë rruzullin tokësor, e presin këtë muaj me gëzim, me shumë dashuri, me frymëzim, sepse në këtë muaj të bekuar gjithë bota ka ndryshuar… 
Ka ndryshuar sepse njerëzimit iu çelën sytë, doli nga errësira në dritë…Dritë që kurrë s'ka për t'u fikë, sepse kjo e bardha dritë nga Krijuesi i madhërishëm ka zbritë. 
Ka zbritë në jetën e përkohshme tokësore, për krijesat njerëzore, që të korrin fitore… 
Fitore do të thotë kur e njohim veten, kur jetojmë e vdesim për të Vërtetën. 
E cila ka filluar, ka përfunduar, në këtë muaj të dashur, të bekuar, në këtë muaj të shenjtëruar… 
Jetën tonë për t'na gjallëruar, duke na ndryshuar, udhëzuar… 
Duke na udhëzuar përmes Kur'anit, duke na udhëzuar përmes Islamit… 
Që t'i bindemi Vullnetit Hyjnor, që të bëhemi sa më njerëzor, që të bëhemi sa më natyror. 
Në këtë muaj duke agjëruar , do të bëhemi më të ndërgjegjësuar, do të bëhemi më të vetëdijesuar. 
Sepse nga agjërimi mprehet mendimi, sepse nga agjërimi forcohet kujtesa,
Sepse nga agjërimi rritet shpresa, sepse nga agjërimi lartësohet besa. 
Kur mprehet mendimi, kur forcohet kujtesa, kur rritet shpresa, kur lartësohet besa, 
Atëherë pa dyshim shtohet dashuria; dashuria për çdo njeri, dashuria për njerëzi. 
Kjo bëhët me siguri një dëshmi, një dëshmi se ne jemi në harmoni, me Atë që është vetëm Një, All-llah, Zot, Hy apo Perëndi. 
All-llahu, Zoti, Hyu apo Perëndia, Ai është Ai, Ai është Dashuria… 
Dashuria është Krijuesi. Krijuesi është Dashuruesi. Dashuruesi është Mëshiruesi. 
Mëshiruesi është Dhuruesi. Dhuruesi është Pranuesi. Pranuesi që jo vetëm pranon, 
Por Ai edhe na obligon. Na obligon për të mbarën tonë, duke na urdhëruar:

'' O ju që keni besuar, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm."
(Kur'ani, 2:183) 

Në histori ka plotë dëshmi 

Fjala e shkruar e ka përjetësuar, se edhe para nesh çdo brezni ka agjëruar, sepse kanë qenë të obliguar. 
Në histori ka plotë dëshmi: Dëshmi të shkruar, për t'u mos u harruar, janë në librat e shenjtë, të cilat ende besohen, por pak zbatohen: Mahabhata, Upanishad, në Bibël, patjetër, në Besëlidhjen e Re, në Besëlidhjen e Vjetër… 
Pra, të gjithë popujt, që kanë parakaluar, ka qenë të obliguar për të agjëruar… 
Kanë qenë të obliguar për të agjëruar: Budistët, Konfuçianistët, Toaistët, Xhainistët…Edhe shumë popuj të tjerë, Hebrenjë, të Krishterë… 
Për besimtarët myslimanë, agjërimi është bërë obligim në muajin Ramazan, me 623, sipas kalendarit Gregorian, apo në vitin e dytë të Emigrimit, sipas kalendarit Islamik, Takvimit, i cili është i përbotshshëm, që të bëhemi më të devotshëm. 

Ç'është devotshmëria? 

Fjala devotshmëri do të thotë: Bindje ndaj të Madhit Zot, ndaj Tij - të kemi dashuri, 
Të kemi nderim në thellësi, të jemi të nënshtruar me përulësi, të jemi të dorëzuar me besnikëri… 
Me devotshmëri rritet vetëdishmëria, me devotshmëri shtohet ndjeshmëria. Këtë e kuptojnë, këtë e përjetojnë, vetëm besimtarët dhe besimtaret, që n'emër të All-llahut agjërojnë. 
Agjërojnë në heshtje, plotë besim, me përkushtim, me ngazëllim, sepse agjërimi ndihmon, sepse agjërimi zhvillon, zhvillon aftësitë mendore, zhvillon kalitjen trupore, zhvillon rritjen shpirtërore. 

Përse agjërimi në Ramazan? 

Po, përse ky muaj është i bekuar? Përse ky muaj është aq i madhëruar? Po, përse ky muaj është i shenjtëruar? Përse ky muaj është caktuar për të agjëruar? Janë disa pyetje prej dëgjuesve, janë pyetje të mohuesve, që u parashtrohen agjëruesve… ! 
E zgjodhi këtë muaj të bekuar - Krijuesi i Gjithësisë, All-llahu i Madhëruar, për të mirën e njerëzisë. 

Pse? 
Sepse: 


"Muaji i Ramazanit që në te (filloi të shpallet) Kur'ani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe shqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga mashtrimi.)" 
(Kur'an-i, 2:185) 

Ç'është Kur'ani? 

Fjala e All-llahut të Madhëruar, që i është shpallur, zbuluar, frymëzuar, njeriut më të dashur, njeriut më të lavdëruar, më të lavduarit në këtë jetë, më të lavduarit në ahiret, nëpërmjet Shpirtit të Shenjtë. 
Njeriut që shembull s'ka, i cili u rritë jetim, pa motër, pa vlla, pa babë, pa nanë, por që ndriçoi gjithë dynjanë, Mëshira e njerëzimit, Muhammedi alejhi selam. 
Ai e jetoi, ai na mësoi, Kur'anin e Madhëruar, Zbulesën Hyjnore, në jetën tokësore… 
Kur'ani është: Libri i librave, Bibla e biblave, më i lexuari, më i kërkuari, më i nderuari. Libër përkujtues, Libër udhëzues, Libër shërues, Libër mëshirues…Për çdo lexues, për çdo studiues, për çdo zbatues… 
Lexues i nderuar! Për hair! Gëzuar! Ky muaj i bekuar! 
Muaji i Ramazanit - Muaji i Kur'anit. 
Muaji i agjërimit - Pranvera e besimit. 
Çelësi shpëtimit - të mbarë njerëzimit…

www.kastrioti-islam.tk

Me begati u qoftë Muaji i Ramazanit!

Dhashtë All-llahu Fuqiplotë t’na përforcojë gjatë këtij muaji dhe më pas në adhurim ndaj Tij, t’na jepë ëmbëlsinë e imanit, t’na i falë mëkatet e mëhershme dhe t’na mbush zemrën me dashurinë e Krijuesit të saj, e mos të lakohet në premtimet e rreme, që ofron jeta e kësaj bote.Amin...

we selamun alejkum we rahmetullahi we bereketuhu...

www.kastrioti-islam.tk

 

 

AGJERIMI MBUROJE E HARAMIT

"Eudhu-bi-lahi mine shejtanirr rraxhim, Bismilahi rahmanirr rrahim. 
Elhamdulilahi rabbil-alemin, we salatu we selamu ala sejdina Muhammeden we ala ali we ashabihi exhmein.
Eshheduene la ilahe il-lall-llahu vahdehu la sherike leh, we Eshheduene Muhammeden abduhu, habbibuhu we resuluhu.
Falenderimet dhe lavderimet i takojne vetem All-llahut (subhane we teala), kurse paqja dhe meshira e All-llahut qofte mbi Muhammedin a.s mbi familjen e tij te ndershme, mbi shoket e tij besnik dhe mbi te gjithe ata qe ndjekin rrugen e Muhammedit a.s deri ne Diten e Gjykimit.
Deshmojme se nuk meriton te adhurohet kush pos All-llahut, nje dhe I Pashoq, dhe deshmojme se Muhammedi a.s eshte robi, i dashuri dhe i derguari i tij…
Ju pershendesim me pershendetje Islame, me pershendetjen e banoreve te Xhennetit, Esselamu alejkum we rahmetullahu we berekatuhu…

Fillimisht e falenderojme Krijuesin, Udhezuesin, Furnizuesin qe jemi musliman, elhamdulilah qe na ka bere pjestare te Dinit Islam.


Agjerimi i muajit te bekuar te Ramazanit eshte nje nder shtyllat e Islamit si Fe.
Por ekziston mundesia dhe eshte e preferushme (mustehab) qe te agjerohet ndonje here edhe nafile dhe cmohet shume sepse edhe per nafile All-llahu i madherishem i shperblen roberit e vet.
Elhamdulilah ekzistojne menyra te ndryshme qe na mbrojne nga harami, nga veprat te cilat All-llahu xh.sh nuk eshte i kenaqur me to dhe qe nuk jane ne perputhshmeri me parimet e Dinit Islam.

Por po e cekim nje menyre prej menyra qe eshte mburoje e haramit e ajo eshte agjerimi.
Shembull: Ne nuk mundemi t’i permbahemi harameve pamvaresishte se cilit haram dhe shembull kemi epsh per ate veper te ndaluar, dhe mundemi te agjerojme sepse agjerimi na mbron nga ajo veper sepse kur jemi agjerueshem shume gjera i kemi te ndaluar dhe e kemi obligim t’i permbahemi.
Dhe kur jemi agjerueshem dhe e dime njekohesishte se jemi dhe epshi nga i mallkuari shejtan na shtyn qe ta bejme nje veper pamvaresishte se cila atehere ne kujtohemi qe jemi agjerueshem dhe e dime se po nese hasemi tek ajo veper agjerimi prishet, dhe e dime njekohesishte se eshte e dobishme ta vazhdojme agjerimin dhe t’i permbahemi atij harami.

Dhe ne kete rast e frenojme veten.
Elhamdulilah ka menyra te ndryshme qe jane mburoje e harameve.
Me agjerim ne e stopojme veten nga cili do haram.
Ne i permbahemi atij gjynahi ngase e dime se jemi agjerueshem, dhe e dime se agjerimi ka edhe dobi tjera pervec qe eshte mburoje e haramit.
Shejtani i mallkuar e gjen kohen dhe vendin e pershtatshem qe te na nderhyje neve per ta bere nje veper te ndaluar. Por me ndihmen e All-llahut ne e mposhtim ate ne menyra te ndryshme dhe e dime se arma me e forte kunder shejtanit te mallkuar eshte qe te shprehemi: Eudhu bi-lahi mine shejtanir rraxhim.
Por tek ai musliman i cili e ka imanin e forte dhe eshte i bindur ne All-llahun e madheruar dhe vepron me Kur’an dhe Sunnet te ai nuk mund te depertoje shejtani i mallkuar krahas nderhyrjes se tij.
All-llahu xh.sh na mundesofte dhe na ndihmofte qe ne menyra te ndryshme te na udhezoje se si te mbrohemi nga harami.
Harami veper e shemtuar, veper devijuese, veper qe e hidheron All-llahun e lartesuar me te vertet per fat te keq eshte reale tek ne sepse nuk po i shiqojme ne mundesite qe na ka dhene All-llahu se si te mbrohemi nga ajo.
Pra nje nder menyrat me te forta dhe me dobi-prurese eshte te agjerojme.
Muhammedi a.s shpesh ka agjeruar dhe ne nje menyre na ka urdheruar ose na ka keshilluar te agjerojme edhe perpos muajit te bekuar Ramazanit.
Muhammedi a.s na i ka cekur disa dite qe jane (mustehab te preferueshme) te agjerojme dhe kemi dobi nga ai agjerim ne ato dite, por mundemi edhe diteve tjera nese i frikohemi haramit dhe nuk mundemi t’i permbahemi.
Nese ti e ndjen veten te pa mbrojtur dhe te pa permbajtur nga veprimi i gjynahut atehere agjero dhe kenaqe All-llahun.
Xhenneti ka 8 dyer dhe ne njeren prej atyre dyerve do te hyne agjeruesit pamvaresishte a e kan agjeruar vetem farzin apo edhe nafile.
Sepse njeriu vetem me keryerjen e farzit nese don All-llahu mund te perfitoje kenaqesine e All-llahut dhe In’shallah te hyj ne Xhennet, pamvaresishte sunneteve dhe nafileve nese i keryer qe eshte edhe me mir.
Agjerimi si mburoje e haramit na jep vazhdimishte keshille qe te permbahemi nga cdo veper dhe na len sy qel ne cdo pikepajme e ta vezhgojme se a e prish kjo veper agjerimin apo jo...
All-llahu na bafte prej agjerueseve dhe prej atyre qe permbahen dhe praktikojne cdo parim te Islamit dhe qe mundohen te gjejne mundesi se si te mbrohen nga haramet.
Dobite e agjerimit jane te pa kufizuara, por njekohesishte edhe demet e gjynaheve.
All-llahu na udhezofte, na i forcofte zemrat dhe mundesite per kryerje te Dawetit.

All-llahu ju shperblefte dhe ju mbrofte si dhe ju befte dobi agjerimi.

Elhamdulilahi rabbil-alemin, we salatu we selamu ala sejdina Muhammeden we ala ali we ashabihi exhmein.

Këshilla praktike për t’u përgatitur për Ramazan 


Ramazani po afrohet. Cilët janë hapat praktikë që duhet të merren prej myslimanëve për përgatitjen e vetvetes? 



Pyetja:
Ramazani po afrohet. Cilët janë hapat praktikë që duhet të merren prej myslimanëve për përgatitjen e vetvetes për këtë muaj të bekuar?

Përgjigjja:
Në emër të Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit!

Të gjitha falënderimet i takojnë Allahut dhe paqja e mëshira e Allahut qofshin mbi të dërguarin e Tij!

Ju falënderoj për këtë pyetje të rëndësishme, dhe ne sinqerisht e lusim Allahun të na ndihmojë për ta pritur këtë muaj të Ramazanit të sigurt e të shëndetshëm dhe të na mundësojë që ta agjërojmë atë për hir të Allahut.

Allahu i Madhëruar thotë:
"Muaji i Ramadanit që në të (filloi të) shpallet Kur'ani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqaruesi i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra)..." (El-Bekare, 185)

Secili mysliman duhet ta përgatisë veten për ta mirëpritur këtë muaj të bekuar të Ramazanit me forcimin e lidhjes së tij me Kur’anin, ta gjallërojë veten me agjërim dhe t’i mbushë bateritë e tij shpirtërore për ta përgatitur veten që ta bëj gjithë muajin e Ramazanit rast ideal të bindjes së sinqertë.

Duke iu përgjigjur pyetjes, Sheikh Ahmed Kuti, pedagog në universitet dhe dijetar islam në Institutin Islam të Torontos, Ontario, Kanada tha:

Ramazani është ngjarje që ndodh në jetën e besimtarit njëherë në vit, si individ ashtu edhe si Umet. Prandaj, me qëllim që të fitojmë nga Ramazani, ne duhet të përgatitemi mirë duke i hapur zemrat dhe mendjet tona për ta përvetësuar atë. Ja disa këshilla:

1. Ne duhet t’ia mundësojmë vetes që të mësojmë sa më shumë që mundemi për mënyrën si të përfitojmë sa më shumë shpërblime nga agjërimi.

2. Ne duhet të sigurohemi se i shtojmë dobitë nga agjërimi ynë, të jemi të sigurt se marrim shpirtin e agjërimit: kjo mund të bëhet vetëm prej abstenimit, jo vetëm nga ushqimi, pija dhe marrëdhëniet intime por gjithashtu edhe me përmbajtjen e mendjeve tona, zemrave si edhe syve, veshëve, duarve, gjuhës, etj.

3. Duhet ta përvetësojmë shpirtin e agjërimit, siç theksohet në hadith: të bëhemi bamirës dhe të mëshirshëm aq sa të mundemi.

4. Duhet ta forcojmë lidhjen tonë me Kur’anin; Ramazani është muaji i Kur’anit.

5. Duhet të angazhohemi me dhikër dhe ta kushtëzojmë veten që ta bëjmë atë vazhdimisht.

6. Në fund por jo e fundit, ne duhet ta ndërtojmë komunitetin tonë përmes veprave të bamirësisë dhe mëshirës dhe t’ua ofrojmë ndihmën atyre që kanë nevojë aq sa të mundemi.

Le të lutemi që të dalim nga Ramazani me më shumë iman, duke forcuar kështu premtimin dhe lidhjen me Allahun.
  
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free