Feja Islame

Ne Emer te Allahut, Meshiruesit, Meshireberesit

 

Te Kuptojme Islamin

 

1. Çfare do te thote fjala 'ISLAM'?
Fjala 'Islam' do te thote paqe dhe nenshtrim. Paqa nenkupton te qenurit ne paqe me veten dhe me çdo gje perreth, ndersa nenshtrimi nenkupton zbatimin e urdhrave te Zotit. Nje kuptim me i gjere i fjales 'Islam' do te ishte: Te arrish paqe duke iu nenshtruar urdhrit te Zotit. Islami eshte nje mënyrë jetese qe ka si domethenie te sjellurit e moralshem. 
2. Kush eshte Allahu?
Allah eshte fjala Arabe per Zotin. Allahu nuk eshte vetem Zot i Muslimaneve; Allahu eshte Zoti i gjithe krijesave; Ai eshte Krijuesi dhe Furnizuesi i gjithe gjallesave. Fjala 'Allah' nuk ka gjini apo shumës (ndryshe nga fjala 'Zot' që ka gjini edhe shumës). Eshte interesant të theksohet se fjala 'Allah' është emri i Zotit në gjuhën Aramaike (gjuha e Isait / Jezusit as). Njëherë bashkëkohësit e tij e pyetën Profetin Muhamed (as) për Zotin. Përgjigja erdhi direkt nga Zoti në formën e një Sureje / Kapitulli të shkurtër në Kur'an, e cila konsiderohet si motoja e monoteizmit (besimit ne nje Zot te vetem).

"Thuaj: Ai është Allahu, Një dhe i Vetëm! Allahu është mbështetja (Atij i mbështetet çdo krijesë). As s’ka lindur kë, as nuk është i lindur. Dhe Atij askush nuk i është i barabartë." (Kur'an, 112:1-4) [Dëgjoje]

3. Kush eshte Musliman?
Fjala "Musliman" i referohet atij qe i nenshtrohet urdhrave te Zotit. Kjo behet duke deklaruar "La ilahe il-lallah, Muhamed resulullah.  (Nuk ka zot tjeter perveç Allahut, dhe Muhamedi eshte i Derguari i Tij)". Pra çdo njeri qe me deshire i nenshtrohet vullnetit te Zotit eshte Musliman. Kjo eshte arsyeja qe gjithe profetet qe kane ardhur para Muhamedit (as) konsiderohen Muslimane. Keshtu per Ibrahimin, profetin e derguar para Musait dhe Jezusit/Isait, ne Kur'an thuhet: "Ibrahimi nuk ka qenë as jehudi, as i krishterë, por ai ishte Musliman..." (Kur'an, 3:67) sepse ai iu nenshtrua urdhrit te Zotit.
4. Kush eshte Muhamedi?
Muhamedi (Paqja qofte mbi te) u lind ne nje fis te nderuar ne Meke, Arabi, ne vitin 570 (era jone). Parardhesit e tij shkojne deri tek familja e profetit Ismail, bir i profetit Ibrahim. Babai nderroi jete para lindjes se tij, kurse nena vdiq kur Muhamedi ishte 6-vjeçar. Keshtu Muhamedi u rrit fillimisht nen perkujdesjen e kujdestares se tij, siç ishte zakon ne ate kohe, e pastaj nga gjyshi dhe xhaxhai i tij. Ne moshe te re, Muhamedi u be i njohur per te qenurit i drejte dhe per meditimet e shpeshta. Ne moshen 40-vjeçare atij iu dha profetesia kur engjulli Xhebrail iu paraqit ne shpellen Hira. Shpallja qe i erdhi profetit gjate nje periudhe 23-vjeçare u mblodh ne formen e nje libri - Kur'ani - liber qe Muslimanet e konsiderojne si fjalen perfundimtare prej Zotit. Kur'ani eshte ruajtur i pandryshuar ne formen e tij origjinale.
5. A e adhurojne Muslimanet profetin Muhamed?
Pergjigja eshte JO. Muslimanet nuk adhurojne profetin Muhamed apo ndonje profet tjeter. Muslimanet i besojne te gjithe profetet perfshire Ademin, Nuhun, Ibrahimin, Dautin, Sulejmanin, Musain dhe Isain/Jezusin. Muslimanet besojne se Muhamedi eshte vula e gjithe profeteve. Muslimanet besojne se adhurimi eshte vetem per Zotin - Allahun e Madheruar, dhe jo per ndonje qenie njerezore.
6. Çfare mendojne Muslimanet per Jezusin (Isain)?
Muslimanet e vleresojne shume larte Jezusin (Isain) dhe nenen e tij Marien (Merjemen). Kur'ani na tregon se Jezusi ishte frut i nje lindje te mrekullueshme pa baba. "Vërtet, çështja e Isait (i lindur pa baba) te Allahu është sikurse çështja e Ademit. Allahu e krijoi atë (Ademin) nga dheu, pastaj atij i tha “Bëhu!” e ai u bë." (Kur'an, 3:59). Si profet qe ishte, Jezusit iu dhane shume mrekullira. Nje nga keto ishte se ai foli si femije shpejt pas lindjes ne mbrojtje te nderit te nenes se vet. Zoti i dha atij mundesi  te sheroje te verbrin dhe te semurin, te ngjalle te vdekurin, etj. Keto mrekullira iu dhane atij nga Zoti per ta dalluar ate si profet. Sipas Kur'anit, Jezusi nuk u kryqezua por u ngrit ne qiell (Kur'an, Sure Merjem).
7. Çfarë është Kur'ani?
Kur'ani është rekord/dokument ekzakt i fjalëve të shpallura nga Zoti përmes engjullit Xhebrail  tek Profeti Muhamed (as). U memorizua nga Muhamedi dhe pastaj iu diktua shokëve te tij, dhe këto fjalë u shkruan nga shkrues profesionalë të kohës duke e verifikuar me Profetin gjatë jetës së tij. As edhe një gërmë nuk ka ndryshuar në të 114 kapitujt e tij apo Suret, duke e bërë kështu Kur'anin një tekst unikal dhe të mrekullueshëm që iu shpall Muhamedit 14 shekuj më parë.

Dëgjo Sure Fatiha  - kapitulli hyrës i Kuranit, i cili është qendër e faljes në Islam (Namazit). Kjo sure mbart esencën e Kur'anit dhe recitohet në çdo namaz.

Kur'ani - Fjala e fundit e shpallur nga Zoti - është burimi kryesor i besimit dhe jetesës për çdo Musliman. Në të trajtohen gjithë çeshtjet që na interesojnë neve si qenie njerëzore: urtësia, rregulli, adhurimi dhe ligji, por tema bazë e Kur'anit është marëdhënia e Zotit me krijesat e Tij. Në të njëjtën kohë Kur'ani na ofron udhëzim për të ndërtuar një shoqëri të drejtë, për sjellje korrekte me njerëzit dhe për një sistem të ndershëm ekonomik.

8. Cili eshte qellimi i te adhuruarit ne Islam?
Qellimi i te adhuruarit ne Islam eshte te jesh i vetedijshem & i ndergjegjshem per ekzistencen e Zotit. Ndaj adhurimi, qofte falja / namazi, agjerimi, bamiresia, etj jane menyra per te arritur vetedijen e Zotit. Kur dikush behet i vetedijshem per Zotin, ai eshte ne nje pozite me te mire per te marre shperblimet e Zotit ne kete bote dhe ne Ahiret (bota tjeter).
9. A besojne Muslimanet ne jeten tjeter (Ahiretin)?
Zoti eshte i Drejte dhe e manifeston drejtesine e Tij. Ndja Ai ka vendosur nje sistem pergjegjshmerie. Ata qe bejne pune te mira do te shperblehen, ndersa ata qe punojne keq do te ndershkohen ne perputhje me to. Zoti ka krijuar Xhenetin (Parajsen) dhe Xhehenemin (Ferrin) dhe ka kritere pranime per te dyja keto. Muslimanet besojne se jeta e tanishme eshte e perkohshme; eshte nje test te cilin nese e kalojme me sukses do te na jepet nje jete me kenaqesira te perhershme ne shoqerine e njerezve te mire ne Xhenet. 
10. A ka ndonje kod te veçante per veshjen e Muslimaneve?
Ne Islam theksohet modestia. Njeriu nuk duhet te shikohet si objekt seksual. Si per burrat dhe per grate rrobat duhet te mos jene shume te holla (te tejdukshme) ose shume te ngushta dmth te mos tregohen format e trupit. Per gruan veshja duhet te mbuloje gjithe trupin e saj me perjashtim te duarve dhe fytyres.
11. Cilat gjera jane te ndaluara ne ushqim ne Islam?
Ne Kur'an i eshte thene Muslimaneve te mos hane mishin e derrit dhe produktet e tij, mishin e kafsheve te ngordhura apo te kafsheve te tjera mishngrenese, si dhe te mos pine gjak dhe pijet alkoolike.
12. A jane grate te shtypura ne Islam?
JO. Perkundrazi, Islami e ngriti statusin e grave 1400 vite me pare duke iu dhene atyre te drejten per te kerkuar divorc, te drejten e pavaresise dhe mbeshtetjes financiare, e te gjitha keto kur ne pjesen tjeter te botes grate nuk i kishin keto te drejta. Grate jane te barabarta me burrin ne te gjitha aktet e devocionit fetar. Islami e lejon gruan te mbaje emrin e familjes se saj pas martese, te menaxhoje te ardhurat e saj si te deshiroje. Nuk eshte Islami qe i mban grate e shtypura, edhe pse ka disa burra Muslimane qe veprojne ashtu per shkaqe te kulturave lokale dhe injorances fetare. Burrat profeti Muhamed as i keshillonte: "me i miri nder jush eshte ai qe eshte me i miri per gruan e vet." (Tirmidhiu)

 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free