Kur Meleket Vdesin

   Kur Melekët vdesin

 

Kur Allahu i lartësuar do t'i urdhërojë Israfilit që t'i fryej bririt (e Israfili është melek shum i madh, flatrat e tijë arijnë edhe deri në lindje edhe deri në perëndim, këmbët e tija janë 500 vjet nën katin e shtatë të Tokës, ndërsa kati i shtatë i qiejve atij i vjen deri në gjunjë) do të lëkundet Toka nga të gjitha anët, të gjitha krijesat do të vdesin , bile edhe melekët në qiellin e shtatë, do të mbeten vetëm melekët Xhibrili, Mikaili, Israfili dhe Meleku i Vdekjes, e Allahu xhele shanuhu do ta urdhërojë Melekun e Vdekjes që t'ua mar jetën këtyre tre melekëve. 

Dhe kurë Meleku i Vdekjes t'ua mer jetën, do ta pyes Allahu i Lartësuar "Kush akoma ka mbetë?" Ndërsa Meleku i Vdekjes do të përgjigjet : "O  Zoti im, Ti e din se ka mbetur vetëm robi yt i dobët, Meleku i Vdekjes." "Tani ti do të provosh ate që kanë provuar të tjerët prej teje, do të shijosh vdekjen. Shko ndërmjet Xhenetit dhe Xhehenemit dhe vdisMëpastaj Meleku i Vdekjes do të lëshojë një britmë të tillë gjatë vdekjes së tijë, sa që Allahu xhele shanuhu sikur të mos kishte privuar gjithçka nga jeta, të gjitha krijesat do të vdisnin, nga kjo britmë e tmershme.

Do të mbeten qiejtë dhe Toka të zbrazëta nga melekët, xhinët dhe njerëzit, e Allahu xhele shanuhu do të shiqojë kah dynjallëku dhe do të thotë : " O dynjallëk, ku janë banorët e tu, ku janë kodrat, ku janë lumenjtë, ku janë të mirat, ku janë sundimtarët dhe bijtë e tyre, ku janë katilët dhe bijtë e tyre, ku janë ata të cilët kanë ngrënë riskun Tim dhe janë kënaqur me të mirat e Mia ndërsa kanë adhuruar të tjerë në vend Meje? " dhe do të thotë i Lartësuari : "I kujt është sot pushteti?" E kur nuk do të mar përgjigjje nga asnjë, sepse nuk ka tjetër pos Allahut xhele shanuhu, do të përgjigjet Allahu : "Të Allahut të Vetmit dhe të Gjithfuqishmit."

Marë nga ligjerata "Dita kur Toka lajmet e saja do t'i tregojë" - ligjërues : Abdussamed Busatlic
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free