Falja E Namazit

Falja e namazit për fillestarë



 

TABELA E REKATEVE

Namazi përbëhet nga pjesët e quajtura rekate.
Në vazhdim po tregojmë nga sa rekate kanë namazet:

tabela e rekateve

KOHËRAT E FALJES

1. Sabahu (Fexhr) falet në agim, prej kur fillon dallimi mes errësirës së natës dhe dritës së zbehtë të mëngjesit, dhe vazhdon deri para lindjes së diellit.
2. Dreka (Dhuhr) falet pasi që dielli lëviz prej zenitit, deri në atë pozitë kur hija e objektit fiton gjatësinë e objektit.
3. Ikindia (’Asr) falet pas mbarimit të drekës dhe vazhdon deri para perëndimit të diellit.
4. Akshami (Magrib) fillon pas perëndimit të diellit deri në errësimin e horizontit.
5. Jacia (’Isha) falet pasi që horizonti errësohet plotësisht, deri para agimit.

 

Si falet namazi?


??;">Falja e namazit për fillestarë

??; font-size: 12px;">O lënës i Namazit

??;">Falja e namazit për fillestarë

??; font-size: 12px;">O lënës i Namazit

Deri kur nuk do ti përgjigjesh thirjes së Allahut xh.sh për të falur namazin? Sa e sa të mira ti dhuron Allahu xh.sh çdo moment, kurse ti i kthen ato të mira me mëkate.

"(Besimtarët do të pyesin:)Ç'ju solli në Sekar (Sekar - emri i Xhehennemit më të ashpër)?(Mosbesimtarët) Do të thonë: Ne nuk e kryenim namazin, nuk i ushqenim të varfërit dhe përziheshim me të tjerët në punë të kota, ndërsa Ditën e Gjykimit nuk e besonim, derisa nuk na erdhi vdekja!"
[El-Muddeththir, 42-47]

Pejgamberi s.a.v.s thotë:
"Jam urdhëruar ti luftoj njerëzit derisa të dëshmojnë se nuk ka zot tjetër që e meriton adhurimin përveç Allahut (të thonë La ilahe il-lAllah), dhe ta falin namazin dhe ta japin zeqatin, e në qoftëse e bëjnë këtë, prej meje do ta kenë të mbrojtur gjakun e tyre dhe pasurinë e tyre.."
[Buhariu dhe Muslimi]

EZANI DHE IKAMETI 



I DËRGUARI I FUNDIT, MUHAMMEDI A.S. KA THËNË:

“Gjëja e parë për të cilën do të japë llogari robi (i All-llahut) në Ditën e Ringjalljes është namazi. Nëse i ka kryer namazet sipas rregullave, atëherë do të jetë i shpëtuar dhe ka korrur sukses. Nëse namazet do të jenë të paplota (të mangëta), do të përjashtohet nga mirësia dhe do të jetë i humbur. Nëse do të ketë diçka të paplotësuar nga farzet (obligimet e domosdoshme), All-llahu i Lartmadhëruar do t'u thotë (melekëve): 
-Shihni se a ka kryer robi Im ndonjë namaz vullnetar, me të cilin do t'ia kisha plotësuar farzin.
Pastaj edhe veprat tjera do të gjykohen në të njëjtën mënyrë.”

Gjithashtu ka thënë:
“...Shtylla e fesë është namazi...”

Dhe:
“...Islam është:
1. Të dëshmosh se s'ka hyjni tjetër pos All-llahut dhe se Muhammedi është i dërguari i Tij;
2. Ta kryesh faljen;
3. Ta japish zekatin;
4. Ta agjërosh muajin Ramadan dhe
5. Ta kryesh haxhin nëse ke mundësi.”

 

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free